EMRI/ Nëna e re braktis dy fëmijët e vegjël, nisin kërkimet

Shares

Një nënë e re ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe ka ikur pa lënë asnjë adresë. Ngjarja ka ndodhur në Korçë, ndërsa policia mësohet se ka marrë një ditë më parë denoncimin për këtë ngjarje.
Burime nga Policia Vendore kanë bërë të ditur se, është shpallur në kërkim 22-vjeçarja Enkelejda L., sepse ka tre muaj që është larguar pa adresë duke lënë në banesë dy fëmijët e saj të mitur me inicialet A. L., dhe J. L., 2 dhe 1 vjeç.
Denoncimi është bërë nga familjarët e saj, të cilët kanë kërkuar gjetjen e saj. Policia tha se ka nisur kërkimet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...