EMRAT/ Kapet 500 kg drogë në Durrës, 5 të arrestuar

EMRAT/ Kapet 500 kg drogë në Durrës, 5 të arrestuar

102
0
Shares

Një sasi prej  500 kg  lënde narkotike është sekuestruar gjatë një aksioni anti-drogë në qytetin e Durrësit.
Mësohet se policia ka mundur të arrestojë 5 persona .Të arrestuarit janë Adem Laze, Elisar Barashima, Mustafa Sala, Tanush Rica dhe Gjon Syziu.

Gjithashtu është shpallur në kërkim shtetasi:

• T.D. 29  vjeç, banues në Xhafzotaj, Durrës.

Arrestimi I shtetasve të mësipërm u bë pasi:

Më datë 06.02.2017, janë goditur në të njëjtën kohë, 3 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve.

Konkretisht,  në vendin e quajtur”Kthesa e  Ariut”, në Kullë, në fshatin Hasan, Fushë- Krujë dhe “4 Rrugët Shijak” gjatë kontrollit të ushtruar në mjetet tip Fiat AA 473 GA, me drejtues shtetasin T.D. ,  mjetin tip Audi me targa AA 682 ES, me drejtues shtetasin Adem Laze, mjetin tip Benz me targa AA 579 GA, me drejtues shtetasin Elisar Barashima dhe pasagjer shtetasin  Mustafa Sala dhe mjetin tip Benz me targa AA 036 OS me drejtues shtetasin Gjon Syziu dhe pasagjer shtetasin Tanush Rica,   u gjetën dhe sekuestrua në cilësinë e provave materiale:

• rreth 500 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sattiva;
• mjeti furgon tip Fiat;
• automjeti tip Audi;
• 2 automjete tip Benz dhe
• 12 telefona celularë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY