EMRAT/ Kapen hajdutët e banesave në Dropull, dy të rinj në pranga

EMRAT/ Kapen hajdutët e banesave në Dropull, dy të rinj në pranga

93
0
Shares

Pas denoncimeve të vazhdueshme të banorëve, por edhe deputetëve të zonës së Dropullit mbi vjedhjen e banesave, policia ka goditur grupin kriminal që dyshohen si autorë të disa ngjarjeve.
Në pranga kanë përfunduar Eno Kalemi, 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit  Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas të Mallakastrës.
Ndalimi i shtetasve të mësipërm u bë pasi në orët e para të mëngjesit,  në bashkëpunim  me njeri-tjetrin,  kanë vjedhur me thyerje me mjete të forta banesat e shtetasve E.G,  E.V  dhe J.B , banues në fshatin Bularat, Dropull.
Në këto banesa kanë vjedhur një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake.
Policia vijon punën në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentinin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY