DETAJE & FOTO GALERI/ Plagosja me armë në Laç, zbulohet kush ishte shënjestra

Shares

Image GalleryMbrëmjen e sotme një person mbeti i plagosur me armë zjarri pranë bashkisë në qytetin e Laçit. Mësohet se i plagosuri në gjendje të rëndë u dërgua drejt Spitalit të Traumës, Tiranë.
Policia bën me dije se i plagosuri është 28 vjeçar me iniciale L. R., nga Tirana.

Njoftimi i plotë i Policisë

Me datë 07. 02. 2017, është marrë njoftim se në Laç në qytet, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar se është plagosur me armë zjarri shtetasi L. R., 28 vjeç banues në Tiranë i cili është dërguar në Spitalin e Traumës, Tiranë për kujdesin e nevojshëm mjekësor.
Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe po heton për identifikimin e autorit/ve.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e tyre.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...