Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me banorët e Kamzës, ku është shprehur se me këtë qeveri taksat dhe çmimet janë rritur, ndërsa ndihma ekonomike nuk është rritur
Ai tha se taksat nuk shkojnë për spitale, shkolla apo për rritje pensionesh. Kryedomokrati u shpreh se më 18 shkurt do kthejë qeverisjen tek qytetaret dhe do i jepet fund politikës që gënjen.
“Katër vjet me pare këtu Rama premtoi se do bënte gjithçka për te pamundurit, por taksat dhe çmimet u rriten, ndërsa asnjë nga familjet s’ka pasur rritje te ndihmës ekonomike. Paratë e faturave te rritura nuk kane shkuar për shkolla dhe spitale, as për rritje pensionesh e as për vende pune. Familjet janë shtyre drejt dëshpërimit dhe vetëvrasjes. Me mijëra familje në kufijtë e dëshpërimit sepse paratë e faturave te energjisë përfundojnë në xhepat e pushtetarëve të lidhur me krimin. Qytetaret janë braktisur nga kjo qeveri. Më 18 shkurt ngrihemi bashke për t’i dhe ne fund kësaj situate. Përmes zgjedhjeve të ndershme dhe lira te bëjmë e një qeveri për qytetarët. Ne Shqipëri nuk do ketë asnjë familje pa bukë, pa ujë dhe drita. Ndaj duhet te ngrihemi kundër kësaj bande që shtyn qytetaret drejt vetëvrasjes dhe t’i japim Shqipërisë një qeveri për qytetaret. Ne kemi evidentuar gjendjen e mjerimit dhe kemi bere evidencën nga jugu ne veri te personave qe s’marrin ndihme ekonomike, ndërsa jemi gati t’i ofrojmë shqiptareve një shpërndarje të drejte të burimeve financiare”- u shpreh Basha.
Më tej kryedomkrati tha se pensionistët janë braktisur, ndërsa lëvizja në 18 shkurt do të jetë e pakthyeshme. “Janë braktisur pensionistet, familjet në nevojë dhe të pamundurit dhe një grup njerëzish janë pasuruar. Thirrja ime është të ngrihemi bashke në shembullin e kombeve të civilizuara si Maqedonia dhe Rumania që ti japim qeverinë shqiptareve. Do i japim fund politikes qe gënjen. Më 18 shkurt do kthejmë qeverisjen tek qytetaret. Qytetaret do mblidhen për te rrezuar qeverinë e kriminalizuar. Më 18 shkurt lëvizja që nisim bashke do jetë e pakthyeshme”- tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












