Prokuroria e Përgjithshme ka thirrur sot deputetin Alfred Peza, për të dhënë deklarime si person në hetim për çështjen e pasurisë.
Një orën 12:00 pritet të paraqitet në prokurori, raporton Panorama. Pas publikimit të deklaratës noteriale dhe raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private, kanë nisur dhe hetimet. Pas publikimit të këtij rastit vetë deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka reaguar publikisht përpara mediave, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij për një pasuri prej 1 milionë dollarësh, dhe pas deklaratës së nisjeve të hetimit nga ana e ILDKPKI-së. Pezën përpara media ka deklaruar më parë se e gjithë pasuria e tij është transparente dhe publike, dhe është kontrolluar sistematikisht në këto 15 vitet e fundit..
“Fred Peza pyet, pse paguhej mijëra euro kur ishte tek Ora News. Pse paguhej mijëra euro kur ishte tek Vizion Plus? Po tek Klani? Koha Jonë? Top Media? Atëherë çfarë lufte qenka kjo? Është beteja e ziliqarëve për lekët e mia. Zilia është njerëzore, ose nuk kanë arritur ta shpjegojnë dot as filozofët, dhe duke qenë njerëzore i mirëkuptoj të gjithë ziliqarët. Do të doja t’i justifikoja, por nuk i justifikoj dot. Nëse keni ndonjë pikëpyetje, mund të vini dhe të më pyesni mua kolegun, tuaj. Asnjë nuk e ka bërë sot të më pyesë mua. Unë dhe bashkëshortja ime kemi deklaruar çdo vit për 14 vjet për pasurinë e tyre. Siç e dini kanë nisur hetimet, ndaj meje dhe ndaj nuk mund të dorëzoj dokumente publikisht pa mi kërkuar. “ u shpreh deputeti socialist. Më parë Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, (ILDKPKI) ka nisur hetimin e plotë për pasurinë e deputetit socialist, Alfred Peza. Hetimi nisi pas raportimeve në media se bashkëshortja e deputetit ka blerë aksione me vlerë mbi 1 miliardë lekë në një bankë private.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












