Në intervistën e kreut të Kuvendit, Ilir Meta ne “top story”, la të kuptohej se nuk do të ishte jashtë koalicionit në zgjedhjet e 18 qershorit.
Sipas tij ai nuk ka vendosur ende, bile do të flasë në fund por ndryshe nga retorika bindëse për cështje e gjyqësorit, Meta duke i paqartë për aleancat parazgjedhore.
Ka disa kohë që Kryeministri Rama nuk i kërkon publikisht një përgjigje për koalicionin ndërkohë që Meta lëshoi pa bërë shumë zhurmë një nga ministrat më të rëndësishëm të tij, Ylli Manjanin.
Dialogu me Ballen:
Sokol Balla: Në intervistën tonë të fundit, në shtator, ishit i hapur ndaj mundësisë së vazhdimit të koalicionit me PS, unë e di që keni atë pasionin e paparë që t’i lini gjërat deri në momentin e fundit, si e shikoni vazhdimin e koalicionit strategjik të reformave?
Ilir Meta: Strategjiike për ne është stabiliteti, integrimi europian. Koalicioni është instrument për për arritjen e qëllimit. Sot Shqipëria është më shumë europiane, por edhe më shumë europiane mund të ishte dhe duhet të jemi.
Sokol Balla: Koalicioni…
Ilir Meta: Nuk do të jetë një vendim i imi, madje këtë herë do të përpiqem që të flas nga fundi në kuptimin për të dëgjuar vendimet e forumeve të LSI-së. Megjithatë, çdo vendim duhet të ketë në konsideratë stabilitetin e vendit.
Sokol Balla: Mos do të ishte më reale që partia juaj dhe ta mendonte kandidimin më vete, apo me koalicion tjetër jashtë partive të mëdha?
Ilir Meta: 18 qershori është larg edhe pse na duket afër. Kemi mjaft punë të mëdha përpara. Ajo që na duhet është që t’i menaxhojmë sa më me qetësi që vendi të shkojë në klimë normale për zgjedhjet që të mos cënohen reformat e mëdha që kemi në proces.
Sokol Balla: Në shtator ishit më entuziast kur folët për vazhdimin e koalicionit.
Ilir Meta: Unë përpiqem të jem sa më realist. Koalicioni vazhdoi dhe po vazhdon.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/











