Ylli Manjani ka bërë sot deklarata shumë të forta për qeverinë dhe kryeministrin Rama. Ai tha po ashtu se dosja e Balilit i është adresuar gjithmonë atij me qëllim teksa krerët e policisë kanë ngrënë dhe pirë në hotelin e Klement Balilit, Santa Quaranta në Sarandë . Po ashtu Manjani bëri gjithashtu disa akuza shumë të forta duke thënë se kryeministri ka dhënë koncesione pa tender fare duke përcaktuar vetë fituesin, dhe këto shkojnë në shuma deri në 1 milionë Euro. Kryeministri ka telefonuar gjyqtarët në telefon për të dhënë dënime të caktuara ka thënë Manjani teksa tha se është i gatshëm që këto shkelje flagrante t’ja paraqesë prokurorise.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












