EMRI/ I dha lekë policit për të shmangur gjobën, në pranga i riu

Shares

I ofron ryshfet punonjësit të policisë rrugore për të shmangur masën administrative për mos përdorim të rripit të sigurimit, arrestohet në flagrancë drejtuesi i mjetit.
Sot në Kavajë, shërbimet e Policisë Rrugore, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
 Bledar Rustani, 27 vjeç, banues Kavajë.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Policisë Rrugore pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin tip “Mercedes Benz”, pa vendosur rripin e sigurimit.
Pasi këtij shtetasi i është komunikuar shkelja e konstatuar, ka tentuar ti japë 2000 lekë të reja punonjësit të Policisë, për ti’u shmangur masës administrative plotësuese.
Materialet i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për veprën penale “Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal. DRONI.al

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...