Deputeti i PS në Gjirokastër revoltohet: Më mirë të qeverisim me PD-në sesa me LSI-në

Shares

Një tjetër zë i shtohet atyre të Partisë Socialiste që kërkojnë ndarjen nga LSI.
Është deputeti i Gjirokastrës, Vladimir Kosta që pasi zbraz një lum akuzash ndaj deputetit të LSI Vangjel Tavo deklaron se është më mirë që PS të qeverisë me PD-në se sa me LSI-në.
Sipas tij koalicioni me LSI-në ka marrë fund. Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu Personalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë, thotë ai.
DEKLARATA E PLOTË E DEPUTETIT KOSTA
Aleanca me LSI-në, është vetëm për PS- në !
Kam pasur jo pak kritika për punën e ministrave të LSI apo dhe deputetët e saj. Madje për Tavon, që sillet si beu i ri arrogant i Gjirokastrës, mund të flisja gjatë edhe për çështje konkrete. E kam akuzuar dhe e akuzoj publikisht për abuzime dhe shpërdorime skandaloze me pushtetin politik që i është dhënë në Gjirokastër, si dhe për sjelljen e tij ordinere dhe fjalorin e ulët ndaj drejtuesve të PS dhe Kryeministrit. Tavo është njeriu i fundit që duhet të akuzonte dhe të hidhte baltë më qeverisjen dhe strukturat e shtetit. Nuk ka as moralin si zyrtar dhe as si politikan të lëshojë akuza kriminale.
Teksa po dëgjoj nga përfaqësuesit e LSI të hedhin vrer ndaj PS dhe qeverisë ku edhe ata janë pjesë, shoh që akuzat e tyre janë dhe më të ndyra se sulmet që na bën Saliu. Por këto ditë po shoh atë që shohin gjithë shqiptarët; LSI po sulmon PS-në dhe qeverinë më keq dhe në mënyrë më të poshtër se PD. Nuk e kuptoj pse LSI rri ende në qeveri dhe koalicion kur paskan kaq shumë akuza ndaj PS dhe kur dyshokan për skenarë haluçinant nga ana e policisë.
Personalisht mendoj se vazhdimi i koalicionit me LSI është i pamundur dhe duhet të ndahemi menjëherë. Nuk na bashkon asgjë me ta. PS është forcë kryesore në vend dhe fiton e vetme. Për kolegët e mi që kanë merak numrat, u them se PS mund të jetë në koalicion me çdo parti tjetër që nuk ka stil pune pazaret dhe shantazhet. E them këtë sepse dhe nga pikëpamja e raporteve njerëzore kjo aleancë me LSI ka marrë fund. Ne nuk mund të jemi në aleancë me deputetë që nuk kanë pikë respekti për kolegët e tyre të partisë aleate. Me deputetë që thonë se jemi aleatë dhe fyejnë e shajnë gjithë ditën jo vetëm kolegët e PS, por edhe Kryeministrin dhe qeverinë ku janë pjesë. Edhe deputetët e PD janë më dinjitoz si kundërshtarë politik sesa LSI. Ky mund të jetë një qëndrim më radikal, por më mirë të qeverisë PS-PD se sa me LSI në koalicion.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...