Klement Balili ka bazën në një qytet, prokuroria një dosje me shumë emra

Shares

Klement Balili ka mbështetje të madhe brenda administratës dhe policia ka cuar një dosje në prokurori lidhur me dekonspirimin të paktën 8 aksioneve policore për arrestimin e tij.

“Policia i ka dërguar prokurorisë një dosje në lidhje me personat e dyshuar si informatorë apo bashkëpunëtorë të Klement Balilit të cilët janë funksionarë të administratës shtetërore, apo pjesëtarë të agjensive të zbatimit të ligjit, që nga policia e shërbimi sekret që akuzohen se kanë bashkëpunuar me Klement Balilin, që kanë lehtësuar qarkullimin e tij. Këta persona po hetohen pasi i kanë dhenë informacion Kelmend Balilit për lëvizjet e policisë dhe operacionet që janë organizuar për arrestimin e tij. I gjithë ky grup bashkëpunëtorësh është në verifikim, prokuroria do sigurojë provat e duhura”, u shpreh gazetari investigativ Artan Hoxha.

“Organizata e financuar nga Klement Balili ka një bazë të vetën në qytetin e Fierit dhe zotërojnë kryesisht linjën e trafikut të drogave të forta që vijnë nga vendet e Amerikës Latine, kryesisht nga Ekuadori. Ajo përpunohet këtu dhe shpërndahet në vendet evropiane. Pikërisht për këtë arsye kjo organizatë është vënë edhe në shënjestrën e autoritete amerikane”, tha Hoxha.

Hoxha tha më tej, se arratisja e Balilit për kaq kohë nuk është rastësi, por vjen si rezultat i ndihmës që i kanë dhënë pjesëtarë të administratës, nga policë deri tek punonjës të shërbimit sekret, të gjithë këta nën hetim, siç tha gazetari.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...