EMRAT/Presidenti Nishani, “Nderi i Kombit” për 35 familje që shpëtuan hebrenjtë

Shares

Kreu i Shtetit, Bujar Nishani vlerësoi sot gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar në Institucionin e Presidentit të Republikës në Ditën Ndërkombëtare të Kujtesës 35 familjet dhe individët shqiptarë të cilët strehuan hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në këtë veprimtari përkujtimore dhe vlerësimi ishin të pranishëm autoritetet më të larta të shtetit: Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, Nënkryetarja e Kuvendit Valentina Leskaj, deputetë, Anëtarë të Qeverisë, Ambasadorë dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të bashkësive fetare, të Shoqatës së Miqësisë Shqipëri-Izrael, si dhe familjarë të këtyre familjeve të nderuara shqiptare që strehuan hebrenjtë.

Presidenti i Republikës i akordoi Dekoratën “Nder i Kombit”: “Në vlerësim të aktit heroik e të pashembullt njerëzor për shpëtimin e hebrenjve nga përndjekja naziste në Shqipëri; për rolin dhe kontributin e paçmuar në lartësimin e vlerave të rralla e tradicionale shqiptare të mikpritjes, bujarisë dhe Besës si dhe për konsolidimin e harmonisë dhe bashkëjetesës shumëshekullore fetare të kombit tonë: Familjes Balla (Destan dhe Lime); Familjes Biçaku (Mefail dhe Njazi); Familjes Boriçi (Shaqir, Qamile dhe Bahrije); Familjes Budo (Shyqyri dhe Xhemile); Familjes Çiftja (Agostin dhe Gjysepina, Margarita, Qezarina, Gjovana dhe Gjon); Familjes Frashëri (Yshref, Emine dhe Mehmet); Familjes Hoti (Fife Gjylbegu, Hasan, Çele dhe Vehbi Hoti); Familjes Hoxha (Rifat dhe Fejzie); Nuro Hoxhës (pas vdekjes); Familjes Hoxha (Shaban, Savet dhe Hilmi); Familjes Kadiu (Besim dhe Aishe); Familjes Kasapi (Zyrha dhe Hamdi); Mikel Kilicës (pas vdekjes); Kasem Jakup Kocerrit (pas vdekjes); Familjes Kona (Vasil dhe Kristina); Mihal Lekatarit (pas vdekjes); Familjes Meça (Sulejman dhe Zenepe); Muasil Dulajt (pas vdekjes); Familjes Myrto (Abdulla, Ije dhe Shyqyri); Familjes Nosi (Vasil, Kelkira, Stiliano dhe Adelina); Familjes Orgocka (Paskal dhe Lefkothea); Familjes Panariti (Isuf dhe Niqi); Familjes Pilku (Njazi dhe Liza); Beqir Qoqjës (pas vdekjes); Asllan Rezniqit (pas vdekjes); Familjes Ruli (Metin, Aziz, Shpresa dhe Ali); Familjes Sharri (Faik dhe Sabrije); Familjes Sheko (Stavro dhe Nora); Ali Sheqer Pashkaj (pas vdekjes); Familjes Shkurti (Petro dhe Magdalena); Eshref Shpuzës (pas vdekjes); Familjes Toptani (Atif dhe Ganimet); Familjes Veseli (Hamid, Xhemal, Vesel, Fatime dhe Refik); Familjes Xhyheri (Qamil dhe Hanume); Familjes Zyma (Besim dhe Hiqmete).

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...