Kërkesa e Metës për Balilin, tentativë për “larje mëkatesh”?! Ja si përgjigjet Manjani

Shares

Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, sonte, në studion e emisionit Opinion ka deklaruar se thirrja e Këshillit të Sigurisë, pas kërkesës së kreut të Kuvendit Ilir Meta, në lidhje me çështjen e Klement Balilit, është një rast specifik dhe i veçantë.
Manjani tha se rasti është i veçantë edhe për shkak të orëve të harxhuara në lidhje me hetimet rreth kësaj çështjeje, si dhe për faktin se ka pasur një interes shumë të madh nga shërbimet partnere nga SHBA në mënyrë të veçantë.
Ai bëri të ditur se në këtë rast po flasim për një temë që shqetëson opinionin publik, shqetëson realisht edhe sigurinë kombëtare. Sipas tij, është tema e kanabisit dhe realisht meriton një vëmendje më të madhe të institucioneve të shtetit.
“Si ministër i Drejtësisë kam qenë shumë i qartë, i prerë dhe shumë informativ për këtë rast, si asnjë rast tjetër, edhe për të shuar këto keqkuptime publike”, u shpreh Manjani.
I pyetur nga drejtuesi i emisionit, Blendi Fevziu nëse kjo është tentativë për të hequr qafe akuzat që janë bërë në drejtim të z. Meta po edhe ministrit Manjani për Balilin, kreu i Ministrisë së Drejtësisë, është shprehur se ky nuk është vendi për të larë mëkatet, por akuzat nga politika nuk kanë munguar asnjëherë, çështja është si është reagimi shtetëror dhe zyrtar për këtë rast.

A keni qenë ju i lidhur personalisht me Balilin?
Klement Balilin e njoh shkresërisht. Shkresërisht, për aq sa i takon, letër-porosive që kam transmetuar ndërmjet komunikimit zyrtar me Prokurorin e shtetit tonë dhe Prokurorisë së shtetit grek. Kjo është ajo që di. Jam i vetmi zyrtar që kam folur hapur dhe gjithmonë kam kërkuar edhe kur ju nuk e kishit mendjen, për shkak të aksesit në informacion, ky person të arrestohej.
Historia e këtij personi fillon dhe mbaron në një datë të vetme. 17 maj të vitit të kaluar, ishte dita kur Klement Balili është vendosur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli dhe pas gjithë rregullave të Interpoli, personi arrestohet.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...