FOTO LAJM/ Ja fshati i Zonjës Liri Berisha dhe historia shqiptare e tij
Shares
Nga ky fshat etno-historik-turistik shqiptar, Martinaj, në mes dy qyteteve Plavë dhe Guci, e ka origjinën e saj Liri Berisha (Liri rexhep Rama Balidemaj), ish-Zonja e Parë e Shqipërisë.
“Ky fshat flet shqip, ka luftue shqiptarisht, jeton shqiptarisht…”, shkruan studiuesi Ramiz Lushaj, ndërsa publikon edhe foto nga ky fshat. Sipas tij, në lartësitë alpine të “Bjeshkëve të Bekuara” ka tre fshatra të mëdhenj me popullsi shqiptare: Vuthaj në Guci me 648 banorë nga të cilët 644 shqiptarë; Martinaj me 172 shtëpi dhe 532 banorë nga të cilët 501 shqiptarë dhe 13 “muslimanë” (ish-shqiptarë) e 7 “boshnjakë” (ish-shqiptarë), etj.,; Dacaj në komunën Rrozhajë me 364 banorë, nga të cilët 362 shqiptarë (sipas regjistrimit zyrtar te Malit te Zi te vitit 2011). “Në Martinaj, në këtë truall epik e lirik, me legjenda e realitete, edhe çikat kanë luftue për komb të vet, si Jerina 22 vjeçare, ‘shumë e bukur, e re, e gjatë, e guximshme’ (‘Nju Jork Times’, 21 maj 1911), çika e bajraktarit të Martinajt që i prini trimërisht bajrakut në luftëra kundër otomanëve e sllavëve derisa iu rritën vllaznit e vet, biles gazeta franceze ‘Le Petit Journal’ e 28 majit 1911 e ka quajt atë ‘Zhan D’Arka shqiptare’ (e krahason me këtë heroinë kombëtare të Francës, luftëtare e shek. XV, Shenjtore e Krishtërimit)…”, sjell më tej pjesë nga historia e fshatit Martinaj, studiuesi Ramiz Lushaj.
Gjykata e Apelit ka rrëzuar vendimin e gjykatës së Fierit duke shpallur të pafajshëm këngëtarin Luiz Ejlli.
Gjykata e Apelit Juridiksionit të Pergjithshem Tiranë ka...
Një incident i rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në spektaklin e Big Brother gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë.
Jozi ka goditur Gjestin.
Përpara daljes së tij nga...
Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta i dhanë fund sot martesës prej 27 vitesh duke firmosur divorcin në seancën në Gjykatën Civile të Tiranës.
Të pranishëm...