Prokurorët “pushtojnë” ILDKPKI-në, sekuestrojnë deklarimet e pasurisë së Alfred Pezës

Shares

Pas takimit rreth 30-minutësh mes kreut të ILDKPKI Shkëlqim Ganaj dhe Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, oficerët e organit qendror ët akuzës janë paraqitur në zyrat e ILDKPKI-së për të sekuestruar zyrtarisht deklarimi  e pasurisë së Alfred Pezës.
Nga burime të Prokurorisë së Përgjithshme, mësohet se në dokumentet që do sekuestrohen janë gjithçka e dorëzuar nga deputetit i PS-së Alfred Peza, bashkëshortja e tij dhe personave që lidhen me deputetin dhe kanë detyrimin ligjor të deklarimit të pasurisë.
Sekuestrimi i deklarimeve të pasurisë, vjen pas nisjes se hetimeve nga Prokuroi e Përgjithshme, për mbi 1 miliardë lekë, të pretenduara si kursime nga deputeti socialist, me të cilat janë blerë aksione në një bankë të nivelit të dytë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...