Pogradec, shpërthen granata duke kryer punime për ujësjellësin, plagosen dy persona

Shares

Dy persona janë plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate në fshatin Vërdovë të Pogradecit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ndërsa të plagosurit janë E. G., 22 vjeç dhe R. M., 52 vjeç, të cilët janë dërguar në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore, ku mësohet se 22-vjeçri është në gjendje të rëndë shëndetësore.
Sipas policisë, të plagosurit ishin duke kryer punimet për tubacionet e ujësjellësit kur kanë rënë në kontakt me një granatë të vjetër e cila ka shpërthyer.
Paraprakisht raportohet se personat e plagosur nuk janë punonjës të ujësjellësit, por banorë të zonës që po punonin privatisht në tubacionet e ujësjellësit të fshatit. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...