Meta, takim edhe me Kryetarin e Komisionit të Jashtëm në Kongres

Shares

Në vijim të axhendës së takimeve të tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta u prit në një takim nga Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce, sipas një njoftimi të zyrës së shtypit të Kuvendit.

Pasi e falënderoi për ftesën, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta e uroi z. Ed Royce për rizgjedhjen e tij.

Z. Meta në takim theksoi rëndësinë e një partneriteti ndërmjet Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke nënvizuar se: “Shqipëria është e vendosur për të forcuar edhe më tej partneritetin e saj me SHBA-të. Shqipëria është dhe do të jetë aleate e vendosur e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mbështetja amerikane në Ballkan është jetike për stabilitet dhe siguri”.

Nga ana e tij, Kryetari i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z. Ed Royce ndau bindjen e përbashkët me z. Meta se aleanca solide SHBA-Shqipëri duhet forcuar më tej në përballje të sfidave të përbashkëta globale e rajonale.

Në të njëjtën ditë ai ka takuar edhe Presidentin e Senatit amerikan.

Kryetari i Kuvendit dhe i LSI, Ilir Meta ka kontraktuar një kompani që që ofron shërbime në fusnë e Marrëdheneive me Publikun në Uashington me rreth 15 mijë dollarë në muja për të pasuruar axhendën e tij me amerikanët dhe përmirësuar imazhin e kreut të LSI te administrata amerikane.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...