Pas dështimit në Kolegjin Zgjedhor, ish-deputeti Dashamir Tahiri ka marrë edhe një tjetër goditje në Gjykatën Administrative kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që i heq atij mandatin e deputetit. Kjo goditje, pason atë të para disa ditëve, nga Kolegji Zgjedhor.
Nëpërmjet avokatit, Fatmir Braka, ish-deputeti i kërkonte nga Gjykata Administrative pezullimin e ekzekutimit të vendimit të KQZ-së derisa çështje të shqyrtohej në themel.
“Vendimi i Gjykatës Administrative është jo i drejtë. Sot i jemi drejtuar edhe Gjykatës Kushtetuese për të ankimuar vendimin e KQZ-së”.
Dashamir Tahirit iu hoq mandati në fund të muajit dhjetor të vitit të shkuar, pasi u prek nga ligji i dekriminalizimit, për shkak se nuk kishte plotësuar siç duhet formularin dhe kishte fshehur dënimet e tij.
Pavarësisht tentativës për të penguar zëvendësimin e mandateve, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka zëvendësuar mandatin e Tahirit dhe të ish-deputetit tjetër, Shkëlqim Selami.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












