Image GalleryGani Ferra me vetëm një sqepar dhe prerëse prodhon të tilla objekte. Prej rreth 20 vitesh Ganiu, 48- vjeçari nga Thumana qëndron në rrugën kombëtare pranë këtij fshati duke tregtuar prodhimet artizanale nga dora e tij. Nga të ardhurat e tregtimit të këtyre objekteve ai mban familjen.
Teksa Ganiu tregon në përzgjedhjen e llojeve të drurit që ai i kërkon nëpër male apo dhe me porosi. Drurët janë nga të gjitha llojet, të fortë dhe rezistent ndaj përpunimit të objekteve për t’u dhënë atyre siguri e jetëgjatësi.
Më i preferuar është instrumenti muzikor i zonave të Malësisë së Veriut, çiftelia apo sofra tradicionale, punime të tjera si vegla bujqësore, parmenda, tenda e qumështit e një sërë punimesh mjaft të përdorura. Janë të gjitha punime të bëra me dorë nga mjeshtri, një profesion i dhuruar nga të parët e tij si përpunues të drurit.
Sofra e bukës ende është e pranishme për disa zona, por dhe e preferuar në shtëpitë tradicionale. Sofra shërben si tryezë ngrënie, rrethore, ku anëtarët e familjes ulen këmbëkryq përreth saj. Në kohët e hershme vendosej në mesin e sofrës enë e madhe ngrënie me gjellë dhe të gjithë konsumonin sipas traditës, ndërsa sofra tashmë përdoret vetëm në disa zona të veçanta si pjesë e traditës.
Gjithashtu janë dhe lugët e drunjta, si dhe disa vegla pune, si parmenda këta më së shumti si kujtime, por janë pjesë e punimeve me dru nga Ganiu.
Instrumenti muzikor çiftelia zë më shumë vend të rëndësishëm te punimet e tija si kërkesa nga klientela e preferuar nga zonat veriore të vendit dhe Kosova.
Të gjitha këto punime do të shoqërohen me shkabën e shqiponjës dhe kjo e gdhendur tërësisht nga dora e mjeshtrit.
Ahmet Zani
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












