Një akt i papëlqyeshëm i një të afërmi të atasheut ushtarak shqiptar në Turqi, i ka kushtuar koloneles Razije Mehmeti.
Djali i atasheut shqiptar në Turqi është vënë në pranga në Itali. Për këtë arsye, Ministria e Mbrojtjes mësohet se ka marrë masa ndaj atasheut shqiptar në Ankara, Razije Mehmeti të cilës i është hequr pasaporta diplomatike, si dhe është lënë në dispozicion për ty kthyer në Shqipëri. Ministria e Mbrojtjes nuk ka shpjeguar me tej se pse I biri eshte arrestuar ne Itali dhe as arsyet e shkarkimit te shpejte te saj, pa nje process te te birit ne nje vend tjeter.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura ka bërë të ditur se është informuar nga autoritetet shqiptare në rrugë diplomatike, për një ngjarje të papëlqyeshme të një familjari të atasheut ushtarak të Shqipërisë në Ankara, kolonele Razije Mehmeti.
Sipas Shtabit të Përgjithshëm të FA, mësohet se “me marrjen e këtij informacioni, autoritetet shqiptare i kanë hequr pasaportën diplomatike dhe natyrisht duke lejuar autoritet italiane që të ndjekin procedurën për zbatimin e ligjit”.
Nga ana tjetër, Shtabi i Përgjithshëm i FA bën të ditur se ka propozuar kthimin e menjëhershëm të kolonele Mehmetit në atdhe dhe nxjerrjen e saj në dispozicion.

/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












