Kryesia e Akademisë së Shkencave nën presionin e Edi Ramës, pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akademikët, ka propozuar kandidaturat, dhe ka kërkuar konfirmim me e-mail për emrat, duke cenuar haptazi fshehtësinë e votës.
Denoncimi vjen nga PD.
Sipas Enkelejd Alibeajt, Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare të KLGJ dhe KLP. Por, Edi Rama ka kryer një tjetër hap drejt kapjes së institucioneve të drejtësisë, duke tentuar të emërojë njerëzit e tij, edhe përmes presionit ndaj Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.
Enkelejd Alibeaj për përpjekjen e Ramës për të kapur edhe dy propozimet që janë e drejtë e akademikëve

Akademia e Shkencave ka të drejtën të zgjedhë dy anëtarë në Komisionin Ad Hoc, që do të bëjë përzgjedhjen e kandidatëve për anëtare të KLGJ dhe KLP.
Kryesia e Akademisë nën presionin e Edi Ramës, pa bërë asnjë mbledhje apo konsultë me akademikët, ka propozuar kandidaturat, dhe ka kërkuar konfirmim me e-mail për emrat, duke cenuar haptazi fshehtësinë e votës.
Kjo procedure është kundërshtuar nga pjesa dërrmuese e akademikëve, të cilët e kanë konsideruar procesin të kontrolluar dhe jodemokratik.
Këto kandidatura të Edi Ramës, falë integritetit të akademikëve janë rrëzuar.
Rezistenca e akademikeve e ndali Edi Ramën në revanshin për të kontrolluar strukturën e krijuar prej tij me ligj, pikërisht për të kapur procesin e zgjedhjes së anëtarëve të KLGJ dhe KLP.
Vetë ekzistenca e kësaj strukture është e papranueshme e bërë enkas nga Edi Rama për të kapur drejtësinë.
Partia Demokratike e ka kundërshtuar këtë në Gjykatën Kushtetuese dhe ne shpresojmë që kjo çështje të trajtohet sa më shpejt dhe në shërbim të drejtësisë së pavarur, e jo drejtësisë së kapur nga Edi Rama.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












