Reagon Basha për trenin serb: Provokim edhe për NATO-n, Rama diplomaci në Facebook

Shares

Lideri demokrat, Lulzim Basha ka dalë sot para mediave pas incidentit mes Kosovës dhe Serbisë. Basha tha se futja në terretitorin e Kosovës e një treni serb me mbishkrime nacionaliste është një provokim i hapur nga ana e Serbisë. është provokim jo vetëm për Kosovën, por edhe për NATO-n tha Basha. Ai vlerësoi qendrimin e institucioneve të Kosovës dhe tha se PD-ja do ti mbështesë ato. Po kështu ai tha se Serbia provokoi edhe me ndalimin e Haradinajt në Francë.

Basha i bëri thirrje Kryeministrit Rama të lërë facebook dhe të shprehet qartë sepse jemi vend anëtar i NATO-s.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...