Nis punimet Parlamenti, debat për votimin elektronik, të gjithë kundër PS

Shares

Parlamenti mbylli seancën e parë plenare të këtij sesioni përmes debateve lidhur me përdorimin e votimit elektronik për zgjedhjet e ardhshme.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edi Paloka e ka njohur parlamentin me vendimin e partive të opozitës për të vënë si kusht të panegociushëm votimin dhe numërimin elektronik të votave.

Ndërkaq kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Gramoz Ruci tha se votimi elektronik është i panevojshëm megjithëse PS kërkon që opozita të sigurojë edhe mbështetjen e OSBE ODIHR për kërkesën e saj. Ruci tha se opozita është kujtuar shumë vonë, pas katër vitesh për këtë mënyrë votimit. Ndërkaq OSBE përmes një letre deklaroi veten në anën e shumicës duke theksuar se nuk ka kohë për zbatimin e votimit elektronik në vend.

Edhe kryetari i PR, Fatmir Mediu vuri në dukje domosdoshmërinë e teknologjisë në këto votime ashtu si edhe drejtuesi i Libra, Ben Blushi.

Seanca vijoi me debate mes deputetit të PD Oerd Bylykbashi dhe atij të PS, Taulant Balla.

Ish-Kryeministri Berisha i tërhoqi vëmendjen Parlamentin për situatën e rëndë në të gjithë Shqipërinë si pasojë e motit të keq të panjohur më parë për vendin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...