Atentat në Shkodër, qëllohet 26 vjecari

Shares

Te shtënat me arme zjarri në qendër të Shkodrës ndërkohë që një i ri ka mbetur i plagosur. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Radio Shkodra”, pranë zonës së njohur ndryshe si “5 heronjtë”. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilët kanë konstatuar se i riu ka mbetur i plagosur në këmbë dhe se autori i kësaj ngjarjeje ishte larguar menjëherë nga vendi i krimit. 26-vjeçari A.A është transportuar në spitalin rajonal Shkodër, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa njoftohet se gjendja e tij është e mirë dhe nuk ka rrezik për jetën. Ndërkohë, uniformat blu kanë ngritur postblloqe me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...