Deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza ka reaguar sot pasdite pas nisjes së kontrollit të thellë nga ILDKP për pasurinë e tij dhe familjes së tij. Ai ka akuzuar mediat se kjo nuk është një betejë morale e tyre por një betejë e ziliqarëve ndaj parave që ai ka dhe të cilat janë siguruar përgjatë 51 viteve pune prej tij dhe së shoqes, e cila po ashtu ka punuar disa vite si gazetare.
Deputeti deklaroi se gjatë kohës që ishte deputet nuk ka shtuar asnjë lek.
Pasuri e tij shpjegoi Peza është për shkak të pagave të larta që ai ka marrë në mediat ku ka punuar. Kushdo nga gazetarët mund të pyeste pronarët e tyre në mediat ku ka punuar deputeti se sa ka qenë pagesa e tij. Ai tha se ka politikanë që për më pak vite punë kanë bërë më shumë para se ai.
Deputeti Peza u sulmua në rrjetet sociale pas publikimit të një lajmi që bënte fjalë për blerjen e aksioneve në një bankë në shumën prej afro 1 milionë dollarëve.
Cfarë deklaroi deputeti Alfred Peza:
E gjithë çfarë ka qenë këto 3-4 ditë, nuk ka qenë betejë për të vërtetën. Sepse po të ishte betejë nga ana e PD, unë thashë që jam i hapur, por në 4 ditë vetëm fjalime politike për një betejë më shumë se politike. Nuk thanë asgjë, nuk treguan asnjë dokument. Nuk ishte vetëm një betejë politike por nuk ishte as një betejë morale sepse po të ishte betejë morale, gazetarët, në mos shkofshit në ILDKP të paktën të shkonit deri të zyra e drejtorit tuaj e të pyesnit, ore ky Alfred Peza pse e ka pasur 10 mln rrogën, ky Alfred Peza pse fitonte kaq mijëra euro që e di gjithë Shqipëria. Ky Alfred Peza kur punonte te Klani sa e kishte rrogën. Pra të gjitha mediat nuk e kanë pasur betejë morale. është beteja e ziliqarëve, kolegëve të mi. I mirëkuproj ziliqarët për paratë e mija, Do doja t’i justifikoja por nuk i justifikj dote sepse është bërë betejë e paprinciptë. Nëse do ishte betejë morale ju mund të vinit të më kontaktonit. Askush nuk ka trokitur në derën time. Askush nuk ka çuar një mesazh që dua një prononcim. Unë si gazetar do ju kisha mirëpritur sepse kisha bërë gati edhe dokumentet. Deklarata e pasurisë 2013, përpara 2013-ës.
Ja ku e keni deklaratën e pasurisë së bashkëshortes sime Mirela Ndini. I kisha gati, pse nuk erdhi asnjë gazetar, asnjë koleg i imi, asnjë analist nga ata të shquajturitqë nuk paskan 1 mln dollarë. Këto dokumente që nuk i mori media, do t’i mari ILDKP, pasi çështja po hetohet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












