Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të diel qytetin e Vlorës.
Viktima është Refit Toro 32 vjec, i cili mbeti i vrarë, në një atentat të ndodhur në zonën e “Skelës”.
Paraprakisht mësohet se ai udhëtonte me automjetin e tij një fuoristradë tip “Mitsubishi” me targa AA 606 LD kur u qëllua me armë zjarri.
Pas atentatit, i plagosuri u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur forcat policore që po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













