Pas atentatit të mbrëmjes së sotme në Vlorë, dalin detajet e para për rrethana si ndodhi krimi, si dhe mësohet se kush është viktima.
Nga hetimet paraprake, mësohet se atentati ndaj Refit Toros, ka ndodhur nga një automjet tjetër, i cili i ka prerë rrugën. Dyshohet se kanë qenë dy persona që kanë hapur zjarr ndaj Toros.
Mësohet gjithashtu se Refit Toro, kishte vetëm pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri. Ai jetonte midis Tiranës dhe Vlorës.
Nuk dihen ende motivet e vrasjes së sotme dhe rrethana të tjera të ngjarjes.
Refit Toro u qëllua sot rreth orës 17:57, në vendin e quajtur “Ish-Parku i Tregtisë”, në rrugën e kësaj zone. Ai ka ndërruar jetë rrugës drejt Spitalit Rajonal.
Dyshohet se autori pasi ka kryer krimin është larguar me shpejtësi me një automjet, për të cilin po punohet për zbulimin e tij.
Grupi hetimor po kryhen veprimet hetimore në lidhje me dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.
Janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës me qëllim kapjen e autorit.
Atentati i sotëm ka shkaktuar panik për shkak të vendit dhe kohës kur ndodhi.
Vrasja ka ndodhur në të njëjtin vend, ku një vit më parë, më 23 janar 2016, 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, pronari i një peshkarexhe u gjet i vrarë në makinën e tij. Sipas policisë, dyshohet se Nexhipi gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Autorët e vrasjes së Nexhipit u identifikuan dhe një prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri është ende në kërkim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












