Shënjestra e atentatit të sotëm në Vlorë, i identifikuar nga policia si Refit Toro rezulton me precedentë të mëparshëm penalë. Burime konfidenciale nga policia pohuan për BalkanWeb se 32-vjeçari e kishte ndërruar emrin nga Jetnor në Refit Toro. Nga verifikimet ka rezultuar se viktima njihej si person me rekorde kriminale, madje të theksuara.
Për këtë arsye hetimet e policisë janë shtrirë pikërisht në ndonjë konflikt të mundshëm që lidhet me të kaluarën e tij kriminale.
Toro u vra ndërsa lëvizte me makinën e tij “Mitsubishi” me targë AA 606 LD në zonën e Skelës. Ai u dërgua me urgjencë drejt spitalit, por nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë.
Autori dyshohet se ka qëlluar nga një tjetër automjet dhe më pas është larguar me shpejtësi. Me qëllim kapjen e autorit janë ngritur pika kontrolli në rrugët dalëse dhe hyrëse të qytetit të Vlorës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












