DOKUMENTI/Alfred Peza sulmohet në rrjetet sociale, por i kthehet furtunës dhe publikon dokumentin

Shares

Deputeti i PS, dhe ish gazetari Alfred Peza ka reaguar në lidhje me kursimet e tij të publikuara në rrjetet sociale dhe median online.

Sipas tij lajmi i botuar fillimisht tek cityneës.al është i pakonfirmuar dhe është shpërndarë pa lejen e tij. Në vijim ai jep shpjegime në lidhje me kursimet e tij që sipas dokumentit që ai vetë ka publikuar kapin vlerën e 1.09 miliardë lekë të vjetra ose 109 milionë lekë të reja.

Fotografia e Alfred Peza - Faqja Zyrtare

Publikimi i këtij fakti ka ndezur reagimet në rrjetet sociale. Një pjesë e mirë e tyre konsiderojnë se është e pamundur një drejtues mediesh të kursejë kaq shumë para ndërkohë që të tjerë kërkojnë që vetingu të kryhet jo vetëm për gjyqtarë e prokurorë por edhe për politikanë e gazetarë. Peza ka drejtuar për një kohë të gjatë në gazeta dhe televizione dhe sipas tij paga ka qenë më shumë se 10 mijë euro në muaj për një kohë të gjatë.

Por kjo nuk ka fashitur kritikat ndaj tij. Megjithëse shumë prej atyre që kanë reaguar shprehen se Peza ka shumë pak krahasuar me një sërë politikanësh e zyrtarësh të lartë në vend.

Më poshtë edhe reagimi i plotë e Alfred Pezës:


alfred peza postim

Sqarim mbi “skandalin e madh” ku me kane perfshire!

Alfred Peza

Gjate dites se sotme, ne nje portal ne pronesi te zedhenesit te ish ministrit te Finacave ne qeverine Berisha, nje kuriozitet per pasurine e familjes time, eshte shitur si nje “skandal i madh”. Dhe sic ndodh ne te tilla raste, si nje epidemi gripi, ky lajm i pakonfirmuar dhe pa u kerkuar ne asnje rast sqarime nga une apo bashkeshortja ime, eshte shperndare ne dhjetra portale. Autori akuzon se bashkeshortja ime, krejt papritur, kishte blere aklsione ne nje banke. Duke aluduar se kjo ka lidhje me pozicionin tim si Deputet.
Ne respekt te opinionit publik dua te sqaroj se: Bashkeshortja ime ka qene dhe eshte subjekt i kontrollit dhe deklarimit te pasurise prej 15 vjetesh, qe nga viti 2002. Ndersa une, nga viti 2013 e ne vijim. Per rrjedhoje, te gjitha veprimet tona financiare dhe pasurore kane qene dhe jane te kontrolluara nga ILDKP. Deri me sot, as ajo dhe as une, nuk kemi menaxhuar asnjehere, asnje lek nga fondet dhe pasurite publike.
Deri ne marsin e vitit 2015, kemi preferuar qe kursimet tona, ti depozitonim ne bankat e nivelit te dyte ne Shqiperi. Derisa vendosem qe keto para, ti investonim ne forme aksionesh bankare. Nje transaksion ky sa ligjor, i kontrolluar dhe transparent, si nje e drejte e cdo qytetari te kesaj Republike. Te gjitha keto veprime, jane te deklaruara dhe depozituara prane ILDKP brenda te gjitha afateve ligjore.
Te gjitha veprimet tona bankare, jane te pasqyruara ne kete dokument te bankes, qe mban daten 20 janar 2015 plot dy muaj perpara realizimit te kontrate shitje-blerje te aksioneve. Per kedo qe eshte i interesuar, mund ti drejtohet ILDKP dhe te mare gjithe informacionin qe deshiron.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...