Qytetaret dixhital denoncojne vjedhjen qe ju bejne qytetareve çunat e krimit dhe miratimin me heshtje te Saje qorrit te akteve te tyre si hajna me uniforme, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha ndërsa ka postuar dy mesazhe nga qytetari dixhital.
“Pershendetje i nderuar.Jam nga Kosova desha te bej nje denoncim..Sod babai im duke ardhur per Tiran qe ta vizitoj Nenen time qe sapo esht operuar ndalohet nga Policia tek unaza qe ndahet rruga per Shkoder dhe Tiran.Gjithqka kishte ne rregull policia e ndalon kir e shef me.tarka te Kosoves dhe pasagjeret mbrapa nuk kishin rripin e sigurimit qe tek neve ne Kosov nuk e kerkon ligji..Polici sillet ne menyt shumte vrazhd dhe arrogante kerkon qe tju vej gjob per gjykat dhe ne fund per ta tejkaluar situaten kerkon qe 10 euro te futen ne mes dokumenteve..Ngjarja ka ndodhur sod fiks ne oren 10.10 minuta..( mesazhin e njejt ka dergova edhe Ministrit por smora pergjigje.)”
“Pershendetje z berisha kam nderin qe ju shkruj juve, une jam nje emigrant tani e 25 vjet , tani gati kam nje muaj ne shqiperi , dua te denoncoi disa raste te shemtuara te policise rrugore se per nje muaj me kan ndaluar dy here per dritat qe i i kisha harruar pa ndezur dhe me kerkoin lek sepse thot sa per naften se jemi me makinat tona, me ben pershtypje se te pakten ketu ne lezhe ku banoj une te gjithe policia rrugore dalin me makina private, mendoj se arsyeja eshte grabitja ndaj shoferve. Shpresojm ce te degjohet zeri yt.”
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












