PROJEKT-URDHRI/ Shkollat qëndrojnë mbyllur deri më 20 janar, universitete hapen në 16 janar!

Shares

Mbyllja e shkollave, çerdheve dhe kopshteve do të vazhdojë të paktën deri më datën 20 janar 2017.
Ky është urdhri i fundit i pritshëm për tu bërë publik, Ministrisë së Shëndetësisë, si masë për parandalimin e përhapjes së virusit të gripit.
“Qëllimi kryesor i mbylljes së institucioneve shkollore është parandalimi i përhapjes së virusit të gripit dhe sterilizim e dezefektim i ndërtesave shkollor”, thuhet ndër të tjera në urdhrin e pritshëm të Ministrisë së Shëndetësisë.
Nga kjo masë përjashtohet arsimi universitar, institucionet e të cilit do të hapen ditën e hënë më 16 janar.
Shkollat, kopshtet, çerdhet dhe universitetet nuk kanë nisur fare mësim për këtë vit të ri, për shkak të epidemisë së gripit dhe motit të keq.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...