SALI BERISHA */ Gëzuar 26-vjetorin e fjalës së lirë!

Shares

Image GalleryTe dashur miq, 5 janari eshte per ne shqiptaret dita e fjales se lire. Me daten 5 janar 1991 u botua numri i pare i gazetes “Rilindja Demokratike”, gazetes se fjales se lire dhe mendimit ndryshe pas pothuaj gjysem shekulli monizmi total ne diktaturen hoxhiste. Ne dallim nga vendet e tjera ishkomuniste, ne te cilat u tolerua nje lloj shtypi klandestin dhe nje forme e kufizuar e pluralizmit te mendimit, ne Shqiperine hoxhiste, e shpallur me kushtetute si shteti i diktatures se proletariatit, fjala e lire, deri ne vitin 1990 po te dilte nga goja ndeshkohej sipas nenit famkeq 55 me shume vite burg.
Kurse per nje trakt te shtypur, autori denohej dekada burg, ne mos dhe pushkatim!
Ne Shqiperi, pluralizmi i mendimit dhe pluralizmi politik linden si te thuash si binjake te levizjes studentore, revolucionit demokratik te dhjetorit 1990. Keshtu, fill pas themelimit te PD, Komisioni i saj Nismetar, ne njeren nga mbledhjet me te para te tij, ne nje vendim historik vendosi botimin e gazetes “Rilindja Demokratike” si gazete e fjale se lire, organ i Partise Demokratike si dhe miratoi bordin drejtues te perbere nga gazetare, publiciste, shkrimtare, intelektuale te shquar.
Kryetar Bordi u emerua poeti i talentuar Preç Zogaj, nje nga themeluesit e PD ndersa kryeredaktor i gazetes u emerua gazetari i njohur Frrok Çupi. Gazetare me eksperience dhe nje grup studentesh aktiv ne levizjen e dhjetorit do nisnin punen ne ekipin e gazetes, intelektuale te shquar te fushave te ndryshme te Tiranes do ishin bashkepuntore te saj.
Rilindja Demokratike lindi me nje mision te madh:
-si ze i te vertetes ne mbreterine e mashtrimit,
-si rreze drite ne hapsiren e erresires gjysem shekullore
-si zedhenese e fjales si lire, anticensures por edhe e revolucionit demokratik antikomunist te viteve 1990
-si zedhenese e interesit dhe ceshtjes kombetare, deri atehere te tradhtuar
-si themeluese e shtypit te lire, mesonjtore e tij.
Numrin e saj te pare e pritem si ne ekstaze, ne nje nate te bardhe, pothuaj si nje mesazh gjysem hyjnor.
Fryma e hapur, guximi i ekipit te saj, permbajtja, civiliteti i shkrimeve dhe uria gjysem shekullore e shqiptareve per fjalen e lire e bene Rilindjen Demokratike, qe ne numrat e pare, organ te vertetave te ndaluara, te mendimit te lire, gazeten me te fuqishme, me te lexuar ne tere historine e shtypit shqiptar. Ne javet dhe muajt ne vazhdim, Rilindja Demokratike, si nje akullthyese do eksploronte dhe thyente me sukses akujt ne te gjitha territoret e ndaluara te psikologjise se shoqerise me moniste te Europes duke çliruar mendjet e ngrira prej dekadash nga tabute qe i mbanin te pushtuara.
Gazeta, qe ne numrat e pare perballoi me sukses armiqesine e eger te partise terroriste, nomenklatures dhe organit te saj “Zeri i Popullit”. Duke qendruar zedhenese e revolucionit demokratik e antikomunist te viteve 90, ajo iu rezistoi gjithashtu presioneve te pamerituara partiake per te qendruar besnike misionit te saj kryesor; zedhenese e fjales se lire, zedhenese e te vertetes.
Ajo vjen sot ne 26 vjetorin e saj perseri si organ i te vertetes, transparences, antimafies qe preballet me vendosmeri dhe guxim me pushtetin me te korruptuar, me te inkriminuar ne Europe, me qeverine e tij, organizate e vertet kriminale.
Me kete rast, le te shprehim nderimin tone me te madh, mirenjohjen tone me te thelle ndaj te gjithe atyre qe themeluan, formuan dhe drejtuan e drejtojne dhe sot “Rilindjen Demokratike” si organ i te vertetave dhe vlerave te medha te lirise!
Gezuar!


* Me rastin e daljes së numrit të parë të gazetës “Rilindja Demokratike” 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...