Estref Halili, 22 vjeç, u vetëvar ditën e djeshme në banjon e burgut të Rrogozhinës. Ai u gjet nga shokët e tij dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk arriti të mbijetonte.
Familjarët e 22-vjeçarit e quajnë vdekjen e tij si një vrasje shtetërore. Estrefi është arrestuar nga policia në 23 dhjetor të 2016 sepse në makinën e tij u gjet një dozë shumë e vogël kanabisi dhe një thikë.
Menjëherë ai u dërgua në burgun e Rrogozhinës dhe ishte në pritje të dënimit. Por ditën e djeshme 22vjeçari u gjet i varur me xhaketën e tij në dritaren e tualetit në Rrogozhinë.
Babai i tij Ardian Halili tregon sesi është arrestuar djali i tij.
“Nuk e ka mbushur vitin që doli nga burgu. U kap me 3 gramë kanabisin që po e pinin shokët. Mori përsipër veprën penale dhe e dënuan me tre vite. U lirua në shkurt, por e kapën sërish me një cigare hashash. U arrestua sërish në datë 22 dhjetor, dhe në 27 e dërguan në Rrogozhinë. Para 4 ditësh e takoi i vëllai, por tha se ai qëndronte i heshtur”, rrëfen babai i 22-vjeçarit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












