Treni del nga shinat, 4 të vrarë dhe 76 të plagosur

Shares

Një tren udhëtarësh ka dalë nga shinat në New York në mëngjesin e të mërkurës, në orën e pikut ku qytetarët marrin linjat e trenit për të shkuar në punë duke lënë 4 të vdekur.

Treni i kompanisë Long Island Railroad doli nga shinat rreth orës 08:30 në Terminalin Atlantik në bashkinë e Brooklyn, ku si pasojë 76 persona mbetën të plagosur.

Sipas policisë 11 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë ndërsa të tjerët kanë plagë të përballueshme.

Ata që u plagosën apo vdiqën e pësuan nga prerja prej copave metalike si dhe hedhja e vagonëve nga shinat në një rrëpirë.

Sipas informacioneve nga Menaxhimi e Emergjencave të New Yorkut, rrugët pranë shesheve “Atlantic” dhe “Flatbush” janë mbyllur, teksa ngjarja shkaktoi panik dhe kaos tek qytetarët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...