Tiranë, mbytet 50-vjeçari te liqeni artificial

Shares

Një person është mbytur në liqenin e Parkut të Tiranës.
Sipas policisë, mësohet se, rreth orës 11:20, është marrë një telefonatë te numri i emergjencave 112, se një shtetas ka hyrë në brendësi të liqenit artificial.
Menjëherë janë afruar shërbimet e Policisë, të cilët kanë gjetur trupin e pajetë në afërsi të Digës së liqenit artificial.
Grupi hetimor ka bërë të mundur identifikimin e viktimës, shtetasin E. R., 50 vjeç dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje.
Janë njoftuar palombarët për nxjerrjen e trupit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...