Drejtori i Policisë Rrugore Ardi Veliu , ka bërë të ditur sot masat e marra për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. Sipas tij, si pasojë e thirrjeve të vazhdueshme për respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, si dhe nisur nga situata e fundit sinoptike, Drejtoria e Policisë Rrugore ka marrë një sërë masash shtesë për të parandaluar aksidentet rrugore:
Si pasojë e reshjeve të dëborës në Qarkun Kukës, Dibër , Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Korçë, trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 40 centimetra.
Në Qarkun Dibër në të gjithë akset rrugore nacionale dhe rurale qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në qarkun Kukës të gjithë akset rrugore kanë prezencë dëbore dhe qarkullimi kryhet me zinxhirë.
Në disa akse rrugore rurale të qarkut Shkodër, si Bardhet-Iballë, Qafë Qarri –Qelëz, janë të bllokuara pasi trashësia e dëborës arrin deri në 50 centimetra.
Rruga e Kombit, këshillohet që qarkullimi të kryhet me zinxhirë, të mos qarkullojnë me shpejtësi dhe të eliminojnë parakalimet.
Në disa segmente rrugore në qarkun Gjirokaster, Elbasan dhe Berat, konsatohet se ka prezencë akulli, në këtë kuadër këshillojmë të gjithë drejtuesit e automjeteve të tregohen të vëmendshëm, të përdorin zinxhirë dhe të eliminojnë shpejtësinë.
“Gjithashtu, ju bëjmë thirrje drejtuesve të automjeteve dhe këmbësorëve të respektojnë normat e sjelljes në rrugë, eliminojnë shpejtësitë, përdorimin e celularit, të vendosin rripin e sigurimit, të mos përdorin alkool gjatë drejtimit të automjetit, këmbësorët të përdorin mbikalimet, vizat e bardha dhe të mos kalojnë nga njëra anë e rrugës në tjetrën.
Policia Rrugore ka marrë masa që në të gjithë akset rrugore të mësipërme, të planizojë shërbime gjatë 24-orëve, duke u mbështetur edhe nga Patrullat e Përgjithshme.
Për çdo problematikë, drejtuesit e automjeteve të telefonojnë në numrin pa pagesë 112 e 129”, njofton Veliu.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/













