Policia greke ka asgjësuar një organizatë kriminale të trafikut të drogës. Sipas policisë, veprimtaria e organizatës konsistonte në importimin e drogës nga Shqipëria, magazinimin e përgatitjen në Greqi, prej nga droga nisej me furgona për në vende të tjera të Europës. Policia njoftoi të mërkurën pasdite për arrestimin e 5 personave shtetas grekë, njerit prej të cilëve i janë vënë prangat në Gjermani. Është sekuestruar një sasi kanabisi me peshë 265,9 kg, dy furgona të transportit ndërkombëtar. Sasia më e madhe e drogës, 213,9 kg u sekuestrua në portin e Igumencës dhe ndodhej në një furgon frigorifer që do të udhëtonte për në Gjermani. Policia arrestoi dy drejtuesit e mjetit, ndërsa u identifikua edhe personi që do të merrte në dorëzim drogën në Gjermani dhe u arrestua aty nga policia vendase. Policia thotë se e gjithë vlera e drogës së sekuestruar arrin në 265.000 euro./abc news
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












