Ekspertët amerikanë të OPDAT kanë kërkuar një amendim të ligjit për deklarimin e pasurive të zyrtarëve të lartë me qëllim uljen e numrit të zyrtarëve që deklarojnë.
“Ligji i ri redukton numrin e atyre që kanë detyrimin të deklarojnë pasurinë, me qëllim që, duke hequr nga lista nëpunësit e ulët, inspektoriati të fokusohet tek kontrolli i njerëzve me pushtet dhe që administrojnë fonde e pasuri publike”, thuhet në një lajm të dhënë nga topchannel.
Kërkesa e uljes së numrit të personavë që përfshihen në deklarim u propozua për herë të parë në 2009 nga Qendra për Transparencë dhe Informim të Lirë e cila monitoroi për katër vite ILDKPI me mbështetjen e USAID dhe Ambasadën Britanike në Tiranë.
Atëherë u konsideruan disa prej propozimeve të monitorimit por ky propozim nuk u përfshi në ndryhsimet ligjore në të njëjtin vit tek ky ligj.
Me kërkesën e ekspertëve amerikanë të OPDAT-it, ligji detyron zyrtarët e lartë të deklarojnë edhe pasuritë e luajtshme në përdorim, me argumentin se kjo shmang fshehjen e pasurive që zyrtarët nuk i kanë në pronësi, por i përdorin ato. Kjo është e lidhur fort me parimin e “përfitimit të pronësisë (
Beneficiary Oënership)”, një concept i ri i verifikimit të pasurive që regjistrohen në emrat e të tjerëve.
Ky parim pritet të shtrihet këtë vit në industrinë nxjerrëse dhe zyra e EITI në Shqipëria tashmë po punon sëbashku me Bordin (MSG) për ta implementuar sa më shpejt deklarimin e pronarëve të fundit të industrisë.
Ndryshimet në ligj kërkojnë gjithahstu që subjektet të deklarojnë jo vetëm pakësimin apo shtimin e pasurisë gjatë një viti, por deklarimin e përvitshëm të të gjithë pasurisë.
Po ashtu kërkohet të fuqizohete dhe roli i Kryeinspektorit duke ia zgjatur mandatin deri në 7 vjet pa të drejtë rizgjedhjeje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/