Reshjet e dëborës në Qarkun Kukës dhe Shkodër që nisën mbrëmjen e kaluar me intensitet, por edhe uljes së ndjeshme të temperaturave kanë sjelle ngrica në rrugë.
Aktualisht jane veshtiresisht te kalueshme keto segmente rrugore nga debora dhe po punohet per hapjen e tyre
Qafe Mali – Dardhe, në zonen e Pukës
Qafe Thore – Theth, në zonën e Malesise se Madhe
Tamare – Vermosh
Bushtrice, Kukës – Kala e Dodes, Diber.
Trashesia e dëbores ne to shkon nga 20 cm deri në 50 cm.
Drejtuesit e mjeteve udhëzohen te përdorin zinxhirët në disa akse ndërsa ka prezencë të dëborës.
Fushe Arrez – Iballe
Fushe Arrez – Qafe Mali – Qafe Shllak
Qafe Mali – Fierze.
Bajram Curri – Valbone
Kukes – Qafe Shllak
Tunel i Kalimashit – Morine.
Emergjencat civile njoftojnë se Komisionet e Emergjencave Civile ne Qarqe dhe Drejtoria e Pergjithshme e Emergjencave Civile ne MPB po ndjekin situatën duke e shoqëruar me masa përkatëse ne terren.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












