Kapet hajduti i deleve në afërsi të stadiumit të Kavajës

Shares

Dy persona u arrestuan sot në Kavajë njëri prej tyre në kërkim për grabitje me armë.

Policia e Kavajës në bashkëpunim me Komisariatin e Rrogozhinës, në afërsi të stadiumit të Kavajës, kanë ndaluar automjetin tip “Volksëagen”, ku pas kontrollit fizik të personave në brendësi dhe të automjetit kanë konstatuar dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– një armë zjarri tip pistolet

– një armë zjarri automatike model 56

– një armë të ftohtë, thikë

– një palë pinca prë prerje gardhi

Menjëherë është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

• Gëzim Bizhdili, 34 vjeç.

• Hamid Skuqi, 36 vjeç, i shpallur në kërkim për vjedhje

Shtetasit e lartë përmendur po udhëtonin në automjetin tip “Volksëagen”, automjet ky në pronësi të shtetasit Gëzim Bizhdili, ku në bagazhin e automjetit është gjetur një armë zjarri automatike dhe një palë pinca për prerje gardhi, si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit Hamdi Skuqi, në brez i është gjetur një armë zjarri pistoletë dhe një thikë.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi Hamid Skuqi është i shpallur në kërkim policor, pasi është autor i dyshuar i vjedhies së datës 30.12.2016, në banesën e shtetasit G. H., ku janë marrë disa krerë bagëti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...