Epidemia e gripit mund të detyrojë qeverinë për të marrë një vendim tjetër në lidhje me shkollat dhe kopshtet.
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ne nje interviste per Vizion Plus nuk përjashton mundësinë e nje tjetër pezullimi ne shkolla, ndërkohë që një prej zyrtarëve të lartë të opozitës, Tritan Shehu, kërkoi sot që shkollat të qëndrojnë të mbyllyra deri më 16 janar, raporton droni.al.
Epidemia e gripit që ka mbërthyer vendin nuk është në të njëjtën masë edhe në vendet fqinje, si Kosova, Maqedonia apo Mali i Zi.
Ka zëra se mungesa e masave për të përballuar gripin është e lidhur me biznesin e ilaceve dhe favorizimin në treg të disa medikamenteve në kurriz të disa të tjerave.
Vaksina e gripit këtë vit ka qenë rreth 40% më shtrenjtë se një vit më parë në të gjitha farmacitë, ndërkohë që një qetësues me permbajtje paracetamoli i gjen kudo në të gjithë vendin.
Vetë ministri Beqaj ka deklaruar sot se ka nisur shpërndarja e 93 mijë vaksinave antigrip falas në të gjithë vendin. Ky aksion ndërmerret pas dy javësh epidemike ndërkohë që vaksinat kanë qenë të magazinuara. Ministri nuk jep shpjegime se pse këto vaksina nuk u shpërndanë më herët.
Në një kontroll që bëri KLSH në 2014 në Institutin e Shëndetit Publik gjeti mbi 80 mijë diza të skaduara të vaksinave antigrip. Kjo do të thotë se ministria e Shëndetësisë nuk i shpërndan ato për të lënë fushë të lirë veprimi për ilace të ndryshme versione të paracetamolit ose ibuproffenit që bëjnë namin në shitje edhe për shkak se janë pa recetë.
Qeveritarëve nuk u mjaftojnë koncesionet ku ndajnë për punë të pakryer miliona euro por ndërhyjnë edhe në tregun farmaceutik duke shkaktuar dramë kombëtare.
Sipas të dhënave ka rreth 15 mijë të sëmurë në javë që frekuantojnë spitalet apo klinkat e ndryhsme ndërsa mijëra e mijëra të tjerë vijojnë të vetkurohen me ilacet që marrin direkt nga farmacitë dhe që sillen tek dy apo tre emra./droni.al
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












