DETAJE/ Ambasada franceze uron dhe njofton për vizitën e presidentit Hollande në Tiranë

Shares

Ambasada franceze ka dhënë disa detaje sot, për vizitën e mundshme të Presidentit François Hollande, në Tiranë.
Duke dhënë disa sqarime për axhentën e kësaj vizite, ambasada uron edhe për Vitin e Ri 2017.
“Ambasada e Francës në Shqipëri u uron autoriteteve dhe popullit shqiptar paqe, lumturi dhe begati për vitin 2017. Ky vit do të jetë i pasur me ngjarje shumë të rëndësishme.
Pikërisht, Presidenca e Republikës franceze na ka vënë në dijeni në lidhje me dëshirën e Presidentit François Hollande të vizitojë Shqipërinë gjatë muajit mars. Në këtë kontekst nuk ka akoma asnjë informacion të besueshëm mbi programin e kësaj vizite, i cili do të përcaktohet, kur të vijë koha, mes autoriteteve franceze dhe shqiptare, sipas rregullave protokollare”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ambasada franceze ën Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...