Hiqen kartëmonedhat 500 euro

Shares

E përdorur nga afro 340 milionë njerëz çdo ditë, euro feston këtë fillimjanari, 15-vjetorin e saj të lindjes.

Si një adoleshente në fund të moshës më delikate, euro ka udhëtuar nga kriza në krizë gjatë këtyre viteve të fundit.

Por akoma ia del të ketë një mbështetje të qëndrueshme në 19 vendet anëtare të BE-së që e përdorin atë – e veçanërisht të një brezi të ri që nuk ka patur shansin të njohë ndonjë monedhë tjetër më parë.

Monedha europiane, u lançua në 1 janar të 1999-ës, por fillimisht u përdor si monedhe virtuale në transaksione financiare.

Monedhat dhe kartëmonedhat u prezantuan në 1 janar të vitit 2002.

Në njërën nga anët e çdo monedhe qëndron një simbol kombëtar i vendeve europiane që e kanë përqafuar atë.

Për shembull, Austria ka Mozartin në njërën nga anët e monedhave euro që janë në qarkullim në atë vend, ndërsa Irlanda, Harpen Keltike.

Ndërsa, kartëmonedhat euro nuk përshkruajnë asnjëherë njerëz apo vende reale, por vetëm ilustrime imagjinare.

Mbërritja e euros nuk ka qenë dashuri me shikim të parë.

Por me kalimin e kohës, qëndrimet ndaj kësaj monedhe u zbutën, dhe aktualisht 56 për qind e europianëve mendojnë se euro është një gjë e mirë për vendet e tyre, sipas një vëzhgimi të kryer nga Komisioni Europian.

Euro gjithashtu gëzon mbështetjen e 68 për qind të qytetarëve të grupmoshës 15-24 vjeç. Ndërkohë Banka Qendrore Europiane ka vendosur që në fund të 2018-ës, të heqë nga qarkullimi kartëmonedhën 500 euroshe.

E njohur si “Bin Laden”, bankënota e purpurt besohet se lehtëson transaksionet në cash që kryhen nga terroristët, trafikantët e substancave narkotike apo edhe personat që kryejnë pastrim parash.

 

Vendin e saj, si prerja më e madhe e euros, do ta zërë kartëmonedha 200 euroshe.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...