Gjykata Kushtetuese rrëzon padinë e Vatikanit për “Don Boskon”

Shares

Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë kërkesën e ambasadës së Vatikanit në Tiranë në lidhje me pronësinë e qendrës sociale “Don Bosko”, e cila ndodhet në rrugën që të çon tek Spitali i Traumës në Tiranë. Kolegji i Gjykatës Kushtetuese ka vendosur që të mos kalojë çështjen për shqyrtim në seancën plenare.

Bëhet fjalë për pronësinë e një sipërfaqeje toke në këtë zonë e cila u është rikthyer pronarëve.

Vendimi numër 224 datë 05.12.2016 i Gjykatës Kushtetuese rrëzon pretendimin e palës paditëse, e cila çoi në këtë gjykatë vendimin e Gjykatës së Lartë, datë 16 shkurt të vitit 2016.

Ajo që i hapi rrugë proceseve të njëpasnjëshme në sistemin e drejtësisë, ishte një vendim i Zyrës Rajonale të Kthimit dhe të Kompensimit të Pronave i marrë më 29 qershor të vitit 2009. Bëhet fjalë për një sipërfaqe prone prej 14078 metra katror, sipërfaqe e cila shkon për 22 pronarë.

Pala paditëse pretendonte se mos pranimi i rekursit nga ana e Gjykatës së Lartë nuk ishte e bazuar ligjërisht, pretendim i cili është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese.

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...