Strugë, jep dorëheqjen Ziadin Sela, komuna në zgjedhje

Shares

Kryetari i Lëvizjes për Reforma – PDSH, Ziadin Sela ka dhënë dorëheqjen nga kryetar i Komunës së Strugës.
Vendimin e tij, Sela e ka komunikuar zyrtarisht sot, duke bërë që komuna e Strugës, e banuar nga shqiptarët, të shkojë në zgjedhje të parakohshme.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 dhjetorit, ai fitoi besimin e qytetarëve që t’i përfaqësojë në Parlamentin e Maqedonisë, dhe vendosi që ta braktisë punën e kryetarit në komunë.
Ai rikthehet në Kuvendin e Maqedonisë, pasi më herët ka qenë deputet i Partisë Demokratike Shqiptare.
Sela u zgjodh dy vite më parë në krye të Strugës, pasi arriti të mposhtë dy rivalët, atë të BDI-së dhe VMRO/DPMNE-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...