Veshja e prezantueses Ledina Çelo ne naten e pare te FEST55, ka lënë shumë për të dëshiruar. Në fotot që janë shpërndarë në rrjet duket pikërisht Çelo e cila është thuajse lakuriq.
Mbrëmjen e djeshme në Pallatin e Kongreseve ka nisur nata e parë e Edicionit të 55-të të Festivalit të Këngës në RTSH, i konsideruar prej vitesh si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës së lehtë shqiptare.
Prezantues të festivalit janë këngëtarja Ledina Çelo dhe aktori Kasem Hoxha. Nata e parë e Fest ’55 solli për të pranishmit edhe një homazh me këngët më të mira të Festivaleve të Këngës në RTSH. Në natën e dytë do të prezantohen edhe 12 këngë të tjera.
Midis 24 krijimeve, për natën e tretë do të përzgjidhen 14 më të mirët. Prej tyre do të dali edhe fituesi i Fest 55, që si zakonisht do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












