Në foltoren e Parlamentit Ben Blushi tha se integrimi europian ka ngecur si asnjëherë nga politikat miqësore ndaj krimit dhe cinizmit ndaj varfërisë.
Integrimi europian mund të marrë edhe 30 vjet apo 40 vjet deklaroi Blushi pasi shqiptarët po pengojnë shqiptarët të bëhen europianë. Dhe sipas tij janë këto elita politike që po pengojnë brezat e rinj që të ndihen europianë.
Jemi në një dramë kombëtarë tha Blushi pasi shumë shqiptarë po ikin nga vendi nga vuajtje të paarsyeshme . “Europa na ka penguar dhe jo sepse nuk na duan si shqiptarë, por paragjykon krimin” u shpreh Blushi teksa shtoi se në Europë nuk shkohet si shqiptarë të korruptuar në një kohë që jemi në vjeshtën e integrimit .
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












