Sapo ka përfunduar fjalën e tij në interpelancën e kërkuar nga 7 deputetë të Kuvendit Edi Rama e ka braktisur sallën e Kuvendit. Menjëherë fjalën e mori Ben Blushi i cili hodhi akuza ndaj Ramës, duke e quajtur të paaftë për punën që ka.
Por në këto momente, kryeministri Edi Rama e kishte braktisur sallën e Kuvendit, gjë që ka sjellë irritimin e deputetit Vangjel Dule dhe të deputetëve të tjerë.
“Ku iku. Lëre Vangjel se është frikacak, ku iku frikacaku. Shko Taulant e sille frikacakun se iku, ku e keni, apo po fshin hundët aty jashtë”, u shpreh Ben Blushi.
Pas fjalëve të Blushit, Rama është detyruar që të rikthehet në sallën e Kuvendit. “Ti je dy herë i paaftë sepse nuk e kupton sa i paaftë je” deklaroi Blushi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












