Ben Blushi deklaroi sot se Klement Balili nuk arrestohet për shkak se prishte koalicioni.
Në replikë me Kryeministrin Rama, deputeti Ben Blushi tha se ku ëhstë kuptimi i një qeverie që rrëzohet nëse kapet një kriminel.
“Ju e thoni, që Klement Balili nuk arrestohet pasi nuk do LSI. Nëse ai arrestohet atëherë bie qeveria”, tha Blushi.
E ke kthyer Shqipërinë në arë ne kanabis, i tha ish-deputeti i PS, kryeministrit. Ai theksoi edhe faktin se Lul Berisha u lirua nga ndërhyrja dhe garancia e kryetarit të Bashkisë, Vangjush Dako.
“Dako e merr në avion, në tavolinë, në trotuar, kudo. E ke shok të ngushtë. Kush gjykatës do të përballonte shokun e ngushtë të Kryeministrit”, tha ai.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/












