Kryeministri Rama i dredhon debatit me Blushin: Nuk prisnim datë për negociatat

Shares

Kryeministri Rama ironizoi 7 deputetët që kërkuan një interpelancë urgjentë me të pas dështimit të Shqipërisë për të hapur negociata me BE duke i bishtnuar debatit me deputetët e disa grupeve që kërkuan interpelancën.

“Kam marrë një ftesë nga zoti Nardi, zoti Vangjel dhe lexuesi i interpelancës, zoti Beni. Ka një premisë logjikisht të gabuar, premisë të genjeshtërt që tregon minimalisht se këta zotërinjtë nuk kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit, pra janë të paditur.

E them këtë pasi në kërkesë shkruhet se Këshilli i Ministrave të BE nuk vendosi asnjë datë për hapjen e negociatave…”, tha Rama.

Arsyeja është e thjeshtë tha Rama, askush nuk priste një datë dhe të gjithë e dinë se ka vetëm një kusht, ai i vetingut. Të gjithë zyrtarët e lartë të BE kanë tnënë vetëm një gjë , ligjin e vetingut.

Nuk shoh asnjë arsye pse është thirrur kjo interpelancë urgjente. Këta e kanë përkthyer gabim ose nuk kanë lexuar. Këshilli Europian nuk ka dalë me konkluzione për këtë vit. Dhe kjo nuk ka të bëjë me Shqipërinë por me një veto që lidhet me Turqinë. Pati një deklaratë të Presidencës së BE-së.

Nuk ka datë pa nisur zbatimi i ligjit të vetingut. Ata nuk e kanë haberin e datës, tha Rama për deputetët. Ata kanë urgjencë të bëjnë garë me deputetin Sali për të veshur qeverisë të gjitha të zezat, pa parë dhe pa dashur të shikojnë realitetin. Sipas Ramës është keqkuptim i madh të lidhësh datën me 5 kriteret.

Këta shkruajnë por nuk lexojnë, këndojnë vetveten dhe nuk dinë asgjë për ato që flasin, tha Kryeministri. Që në 2012 ka ndryshuar qasja ndaj integrimit duke imponuar kritere. Bullgaria dhe Rumani kanë 9 vjet anëtare dhe cdo vit presin raporte për reformat.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...